Prizren: Policia konfirmon vdekjen e një gruaje 57 vjeçare

Në lagjen ” Ortakoll” të Prizren, sot pasdite është gjetur trupi i pa jetë të një gruaje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se policia ka dal në vendngjarje, bashkë me ekipet mjekësore që kanë konstatuar vdekjen e një gruaje,  të lindur më 1964.

Sipas policisë rasti vlerësohet si vdekje e dyshimtë, megjithëse nga hetimet fillestare nuk ka shenja të dhunës në trupin e viktimës, që është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./GazetaePrizrenit