20-04-2024

KF “Liria” homazhe për Agim Bytyqin

Në pamundësi për të marrë pjesë në komemoracion si dhe ceremoninë e varrimit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së sotme me Trepçën, drejtues të klubit Liria, futbollistë e trajner, të prirë nga kryetari, Qemal Krasniqi, bënë homazhe te varri, në shenjë nderimi për Agim Bytyqin.

Aty, u mbajtë dhe një minutë heshtje, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Komemoracioni u mbajt në Shtëpinë e Kulturës, me pjesëmarrje masive. Agim Ademi nga FFK-ja Erxhan Dana nga KF Liria, Shyqri Qela nga bashkëveprimtarët e viteve 90-ta dhe kryetari Komunës, Mytaher Haskuka lartësuan figurën e të Agim Bytyqit, duke u përulur me respek, për gjithë atë punë që kishte bëri i ndjeri, në avansimin e futbollit kosovar.

Mbledhja komemorative, u organizua nga FFK, LRF dhe KF Liria.

Varrimi u bë më pas me nderime, në varrezat e qytetit.

Dje, dhe sot në adresë të KF Liria, kanë arritur shumë telegrame ngushëllimi nga gjithë Kosova dhe vende të rajonit.

Me këtë rast KF Liria, falenderon të gjithë ata që ngushëlluan klubin, familjen dhe sportëdashësit.

Agim Bytyqi, do të kujtohet si një nga figurat më të ndritura në Kosovë.

Lexo edhe:

Policia jep detaje rreth aksidentit fatal në Has, ku vdiq fëmija 5-vjeçar

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.