25-04-2024

Policia jep detaje rreth aksidentit fatal në Has, ku vdiq fëmija 5-vjeçar

Policia në Prizren, sot ka dhënë disa hollësi rreth aksidentit të djeshëm fatal në fshatin
Lugishtë të Hasit të Prizrenit, ku humbi jetën fëmija 5-vjeçar  M. R. Gigollaj, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull  kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë fëmijën – i cili si pasoj kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete,  vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjek”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:

Monumenti i Heronjve të UÇK-së në malin e Pashtrikut ( FOTO-Reportazh )

Portali “Gazeta e Prizrenit” ka mësuar se vozitësi është po ashtu nga i njëjti fshat me viktimën.

Sipas familjarëve, varrimi i viktimës bëhet sot në orën 15:00. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.