25-04-2024

Asfaltimi i rrugës nga Zaplluxha për bjeshkët e Sharrit mundësi për turizmin në Opojë (Foto)

Falë ndërtimit të disa rrugëve të reja, në rajonin e Prizrenit, gjithnjë e më shumë po krijohen mundësi për zhvillimin e turizmit malor.

Treva e bukur e Opojës ka një potencial të jashtëzakonshëm me sipërfaqet e gjera dhe pamjet fantastike në një gjerësi pafund, për zhvillimin e turizmit, të cilin tashmë po ndihmon rruga e sapoasfaltuar turistike,  që lidh fshatin Zaplluxhe me lartësitë e bjeshkëve të Sharrit, për tek Guri i Zi, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rruge nga Komuna e Dragashit, mundëson që tashmë nga Prizreni me veturë për 20-25 minuta të gjendesh midis pasurive aq të mëdha turistike të natyrës së virgjër të kësaj ane, ndërsa ky mund të shërbejë si një model për zhvillim edhe në rajone të tjera të Kosovës.

Ndërtimi i infrastrukturës dhe komunikimi kanë hapur shpresë dhe perspektivë për turizmin dhe banorët, ku  pos vendorëve, kjo pjesë padyshim se do të ndikojë edhe në impresionizmin e  turistëve të huaj.

Rruga e re, që do të mundësojë qasje më të lehtë për investitorë dhe vizitorë, po ashtu në një të ardhme të afërt do të shërbejë edhe si nyje lidhëse me rrugën e shumëpritur  Prizren-Tetovë. /GazetaePrizrenit.net/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.