20-05-2024

KFOR-i jep detaje të reja, tregon numrin e ushtarëve të lënduar, kombësinë dhe lëndimet që kanë pësuar

KFOR-i sapo ka dhënë detaje të reja për lëndimin e ushtarëve të tyre nga protestat e dhunshme të serbëve dje në veri.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se 30 është numri i ushtarëve të lënduar.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së paprovokuar të djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën” thuhet në njoftimin e KFOR-it./IO

Asnjë koment

Comments are closed.