09-05-2024

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër 24 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër (4) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë
parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë
për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi.

Nga kjo prokurori janë ngritur 21 aktakuza kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Asnjë koment

Comments are closed.