09-05-2024

Nënshkruhet vendimi që zgjidh problemin me mungesën e noterëve në komuna

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njofton se ka nënshkruar vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë.

“Shumë shpejt do të organizohet Provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.

Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt”, shkruan ajo./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.