Ndërtesa zë 400 mijë metra katror dhe është nga më të mëdhatë në botë.
Përveç kupolës masive, xhamia ka dhe minaren më të lartë në botë, 265 metra.
Kostoja u vlerësua fillimisht 1.3 miliardë, por sot ka shkuar deri në 2 miliardë dollarë, gjë që ka zemëruar shumë banorë vendas, të cilët e shohin si shpenzim luksi. Të tjerë gëzohen për faktin që ia kaluan Marokut, që deri më sot mbante rekordin për xhaminë më të madhe në Afrikë./TCH