Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora  10:00
Në Sallën e Kuvendit Komunal  (Shtëpia e Bardhë) në Prizren mbahet Debat publik me qytetarë për të diskutuar lidhur me “Rregulloren për Orarin e Punës së Subjekteve Afariste, Hoteliere, Zejtare dhe Shërbyese në Komunën e Prizrenit”, të organizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Ora 12:00
Në Therandë shënohet 20-vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit, Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari. Me këtë rast bëhet vendosja e kurorave pranë lapidarit të Dëshmorëve në Shirokë, për të vazhduar edhe me homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Therandë./GazetaePrizrenit.net/