Kjo është arsyeja pse Dua Lipa mund të bëhet tani miliardere
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa do të bëhet ylli më i pasur britanik i muzikës pop, pasi këngëtarja ndërpreu kontratën e saj me ish-kompaninë e saj menaxhuese.
Mësohet se Dua ka blerë të drejtat për katalogun e saj të publikimit dhe ka bërë një lëvizje të re biznesi.
Artistja ka vendosur të fillojë të punojë me babanë e saj, Dukagjin Lipa dhe mund të jetë në rrugën e duhur për t’u ‘bërë miliardere’, shkruan DailyMail.
Dyshja kanë krijuar një kompani, të quajtur ‘Radical 22 Publishing Limited’, për të ndihmuar në menaxhimin e të gjitha aseteve të saj komerciale vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi se kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me ish-kompaninë e saj të menaxhimit TaP Music./GS