03-12-2024

Kjo është femra e intervistuar në rastin e vdekjes së policit në Zhur

Me 28 janar, në fshatin Zhur të Prizrenit, një shpërthim eksplozivi tronditi gjithë vendin. Ky shpërthim la të vdekur një person dhe dy të tjerë të lënduar.

Polici i vrarë nga ky shpërthim ishte anëtari i Njësisë Speciale të Kosovës, Sami Thaqi.

Personi i parë që u arrestua në lidhje me këtë rast ishte Irfan Badallaj, në shtëpinë e të cilit ndodhi shpërthimi.

Por nga hetimet e bëra deri më tani, besohet se në vdekjen e policit, Sami Thaqi ka gisht edhe dikush tjetër.

Indeksonline përmes burimeve, mëson se për këtë rast është intervistuar edhe motra e gruas së Irfan Badallajt. Inicialet e saja janë Z.Sh.

Prokuroria është duke hetuar Z.Sh që dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë pasur gisht në vdekjen e policit.

Z.Sh është duke u hetuar në procedurë të rregulltë. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.