03-11-2024

Kjo është gjendja e nënkryetarit të Prizrenit pas aksidentit

Nënkryetari i Prizrenit Eshfref Memaj është përfshirë sot me një aksident rrugor në orët e mëngjesit.

Zëdhënësja e kësaj komune, Besama Hoxha tregoi për KALLXO.com se Memaj nuk pësoi lëndime të rënda.

“Ka biseduar me të, është mirë, nuk ka diçka, vetëm se është tronditur por mirë është. Nuk ka lëndime as ai as pala tjetër. Ka qenë me veturë zyrtare”, tha Hoxha.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pak para orës 08:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Zhur – Prizren, në afërsi te një pompe të benzinës në dalje të Zhurit.

E përfshirë në këtë aksident ka qenë vetura ” Golf V” e nënkryetarit të komunës së Prizrenit, Eshref Memaj dhe një kamioni të peShave të rënda.

Vlen të theksohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar. Siç shihet nga pamjet, vetura është përplasur fuqishëm në kamion, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Asnjë koment

Comments are closed.