Kjo është gjendja me Covid në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.
Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.
Në total numri i rasteve aktive është 400.