25-04-2024

Prizren: Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e argjendarëve

Dy persona të dyshuar për tentim grabitjen dhe plagosjen e pronarit dhe djalit të tij në një argjendari në Prizren janë arrestuar sot.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës që po mbahet në Kuvend.

Kurti po ashtu njoftoi se janë duke u kryer disa bastisje lidhur me këtë rast.

“Sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen në argjendarinë në Prizren, të cilët plagosën babë e bir, pronarë të saj. Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur. Ata kanë qenë të arrestuar për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar”, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti në Kuvend./PP

Asnjë koment

Comments are closed.