20-04-2024

Prizren: Ishte nën arrest shtëpiak, 18-vjeçari ushtron dhunë në familje, kërcënon me thikë policët

Me datë 17 nëntor 2021, rreth orës 17:10, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një i dyshimtë i cili ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, ishte duke ushtruar dhunë në familje.

Pasi njësitë policore ju përgjigjen thirrjes, i dyshuari nuk ju bind urdhrit të policisë, madje mbante një thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policinë për lëndime të zyrtarëve dhe vetës së tij.

Duke pasur parasysh se i dyshimti është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqes rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm.

Asnjë koment

Comments are closed.