25-11-2024

Kjo është gjendja rreth fluksit dhe pritjeve në kufijtë e vendit

Sot në mëngjesi pritjet në pikat kufitare të vendit janë më të gjata.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës,në Vërmicë ka kolonë deri në 500 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Ndërkaq, kolona me automjete në pikën kufitare Merdare është 800 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur deri në dy orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në një orë.

Radhë të gjata edhe në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona deri në 200 metra e gjatë dhe pritjet janë 30-45 minuta.

Asnjë koment

Comments are closed.