Kjo është gjendja shëndetësore e burrit të Shkurte Fejzës, që u godit nga vetura në Prizren
“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:
Përshëndetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirr, u interesuat, jeni lut për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na vizituat, ju faleminderit nga zemra.
Falenderojmë të gjithë stafin mjekesor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje.
Shpresojmë dhe urojmë që sa me shpejt të lirohet nga spitali dhe të kthehet në shtepi.
Zoti ju ruajt e ju bekofte të gjjthëve, paçit veç gezime në jeten tuaj.