12-12-2024

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit të Shkurte Fejzës, që u godit nga vetura në Prizren

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli ka folur rreth gjendjes shëndetësore të babait të saj, një ditë pas aksidentit.

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Përshëndetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirr, u interesuat, jeni lut për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na vizituat,  ju faleminderit nga zemra.

Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë.

Falenderojmë të gjithë stafin mjekesor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri   specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje.

Shpresojmë dhe urojmë që sa me shpejt të lirohet nga spitali dhe të kthehet në shtepi.

Zoti ju ruajt e ju bekofte të gjjthëve, paçit veç gezime në jeten tuaj.

Asnjë koment

Comments are closed.