27-07-2024

Ballkani i ofron shërbet Llapit, i jep mundësi t’ia merr kreun

Ballkani është ndalur në barazim nga Gjilani me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Edvin Kuç në minutën e 19’. Gjilanasit u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë me aën të Heric, i cili realizoi nga penaltia.

Ndërkohë pjesa e dytë nuk prodhoi më gola dhe ndeshja u mbyll me shifrat 1-1.

Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 45 pikë, pas 22 xhirove, me Llapin që është në pozitën e dytë me dy pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.

Asnjë koment

Comments are closed.