22-11-2024

Kjo është infermierja shtatzënë që u godit për vdekje nga një veturë në Malishevë

Sot, në një aksident fatal, në fshatin Astrazup të Malishevës, një grua pësoi lëndime të rënda dhe për pasojë vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimeve ajo ishte infermierja  rreth 31-vjeçare, Mergime Elshani dhe ishte shtatzënë.

Referuar informacioneve, ajo u godit teksa po priste autobusin për të shkuar në punë.

Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, njoftoi se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe këmbësorja, tashmë e ndjerë.

I dyshuari që ka shkaktuar aksidentin, një 21-vjeçar është arrestuar dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe spital

Bazuar në informacionet e para, shoferi i dyshuar duke mos respektuar rregullat në trafik, fillimisht është kyçur në rrugë në mënyrë të pasigurt dhe godet një veturë, një shtyllë elektrike dhe në fund viktimën.

 

Asnjë koment

Comments are closed.