Kjo është vajza që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit
Shteti është vënë në veprim pas pamjeve të publikuara në media ku një vajzë e shan dhe e kërcënon një kalimtare te “Tre sheshirat” në Prishtinë, duke i thënë se “e kam babën prokuror”.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e vajzës që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se tashmë është identifikuar vajza që shihet në këto pamje dhe bëhet fjalë për Valentina Aliun, vajza e Lulzim Aliut, i cili jeton në Belgjikë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë.
Për shkak të veprimeve të saj, që pushtuan rrjetet socale, ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.
Ndryshe, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë deklaruar sot për Sinjalin në lidhje me këtë rast dhe kanë bërë të ditur se janë duke u marrë masat e nevojshme.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, tha zëdhënësja e Prokurorisë për Sinjalin.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja në lidhje me gjobën dhe veprimet që do të merren ndaj të dyshuarës.