Kjo gjyqtare zgjedhet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 294-të të mbajtur këtë të enjte ka zgjedhur nënkryetaren e Gjykatës së Apelit si dhe nënkryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren.
Në pozitën e nënkryetares së Gjykatës së Apelit, KGJK ka zgjedhur gjyqtaren Kadrije Goga-Lubishtani.
Ndërsa, në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, Këshilli ka zgjedhur gjyqtaren Raima Elezi.
Deri tek ky vendim i Këshillit erdhi pas të njëjtat janë propozuar për këto pozita nga kryetarët e të dy gjykatave.
Mandati i të njëjtave përfundon me përfundimin e mandatit të kryetarëve të këto dy gjykatave.
Ndryshe, sipas faqes zyrtare të Apelit, gjyqtarja Kadrije Goga Lubishtani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Ndërsa, gjyqtarja Raime Elezi është gjyqtare në departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Takimi po vazhdon me pika të tjera nga rendi i ditës së agjendës së Këshillit. /BetimipërDrejtësi