23-11-2024

KMDLNJ në Prizren viziton të arrestuarit për “kontrabandë” në pikëkalimin e Vërmicës, jepen disa hollësi

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren ka njoftuar se ka vizituar të arrestuarit e dyshuar për kontrabandë në pikën kufitare të Vërmicës, në Qendrën e Ndalimit Policor në Prizren, ku po qëndrojnë katër të arrestuarit, e dyshuar për kontrabandë me mallra, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Deklarata e KMDLNJ-së:

“A. Z. (1958), lind. në Brod, Komuna e Dragashit, me vendbanim në Prizren, me profesion doganier, në pikën kufitare të Vërmicës ka deklaruar: ’Jam arrestuar më dt. 27.05.2019 rreth orës 21.45. Jam vetë paraqit në polici, pasi kam ardhur për tu paraqitur, jam arrestuar. Kam avokat dhe sjellja e policisë me rastin e arrestimit dhe gjatë qëndrimit tim këtu është korrekte’, ka thënë ai.

V. S. (1981) nga fshati Morinë, Kukës-Shqipëri ku edhe jeton, me profesion ndërmarrës privat (merret me ndërtimtari), ka deklaruar :’jam arrestuar në fshatin Shkozë, Komuna e Prizrenit, rreth orës 20.30 , ku jam ndaluar befas nga policia. Me rastin e ndalimit, nuk kam rezistuar e as që kam qenë agresiv, por policia ka përdorur dhunë ndaj meje’, tha ai. Ai, ka avokat privat. Në momentin e ndalimit e më pas arrestimit, ka qenë me veturë Mercedes 220 c clas.I është ofruar ndihma shëndetësore, por ka thënë, të jetë i pa kënaqur me te. Sjellja e zyrtarëve në këtë qendër thotë se është korrekte.

L. R. (1988) nga Mitrovica, është arrestuar po ashtu në Shkozë të Prizrenit rreth orës 20.30 siq ka thënë: ’nga policë me maska të uniformuar e civilë e me vetura civile. Unë, nuk kam rezistuar, por sjellja e policisë ka qenë brutale. Më kanë goditur pothuaj në çdo pjesë trupi’, ka thënë ai. Të njëjtit i është ofruar ndihma shëndetësore. Avokat, ka kërkuar nga familja. Sjellja e zyrtarëve në këtë qendër është korrekte.

M. A. (1976) nga fshati Shkozë i Prizrenit, është arrestuar me 27.05.2019 në ora 20.30 në shtëpinë e tij në Shkozë. Është pa ndonjë profesion, siç thotë, punëtor krahu, ‘Policia ka patur sjellje korrkete ndaj meje dhe familjes. Ajo pos shtëpisë sime ka bastisur edhe disa shtëpi të kushërinjve.’, ka thënë ai, që ka avokat privat. Edhe këtij i është ofruar ndihma mjekësore. Nuk ka vërejtje në trajtimin në këtë qendër.

Të intervistuarit nuk kanë vërejtje lidhur me trajtimin e tyre në Qendrën e Ndalimit Policor në Prizren, duke konsideruar korrkete sjelljet e zyrtarëve policorë”, thuhet në raportin e QRKMDLNJ në Prizren, nënshkruar nga  Bashkim Kajdomçaj, koordinator./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.