23-11-2024

KMDLNJ shprehet kundër ndërhyrjes në rastin e kopshtit “Yllka” në Prizren

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren është shprehur siç thuhet kundër ndërhyrjes arbitrare të inspektorëve të Komunës së Prizrenit në kopshtin “ Yllka” në Prizren, të cilës i kanë kërkuar lirimin e objektit, përkundër kontratës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në njoftim, thuhet se KMDLNJ sot ka vizituar menagjmentin e OJQ “Pedaks” SHPK, që menagjon me qerdhen “Yllka” në Prizren. Me këtë rast drejtues të saj kanë njohtuar se sot në ora 11.00  inspektorë  komunal të Komunës së Prizrenit, të shoqëruar nga policia, i  kanë kërkuar menagjmentit, të lirojë objektin e Kopshtit Yllka, pa dëmtuar dhe larguar inventarin, që gjendet brenda objektit.

“Njoftimi i Komunës thotë se drejtuesit e Pedaks, kanë vepruar në kundërshtim me kontratën për koncesion dhe sipas tyre, ka një sërë shkeljesh nga menagjmenti aktual. Mirëpo,  këto hedhen poshtë nga drejtori M.Y.(shtetas turk) i cili kërkon që të respkektohet kontrata në plotni”, thuhet në njotim.

KMDLNJ më tutje sqaron se drejtori i Pedaks-it, ka prezantuar kontratën, ku shkruan se: ‘në rast të mos marrëveshjeve eventuale, kompetente për zgjidhjen e kontestit është Gjykata Themelore’. Ndërkaq, në njoftimin, për shkëputjen e kontratës dhe lirimin e objektit-kopshti i fëmijëve ‘Yllka’ në Prizren, lëshuar nga Komuna e Prizrenit, nënshkruar nga kryetari i saj, dt.02.08.2018, thuhet që kjo duhet të bëhet në afat prej 15-të ditësh.

Edhe mbrojtësi ligjor i Pedaks, pohon se ky pretendim s’mund të qëndroj dhe as të ekzekutohet, aq më parë ngase në kotratën për koncesion, pos nenit, në rast kontesti nga cila do palë, autoriteti,  për vendim bie mbi Gjykatën Themelore, është edhe fakti se ky është njoftim dhe jo vendim, poashtu i kundërligjshëm, dhe pa bazë juridike.

KMDLNJ, kërkon nga palët që të zgjidhin kontestin përmes Gjykatës Themelore, ku secila ka pretendimet e veta, për përmbushje ose jo të obligimeve të  kontratës. Sjellja e zyrtarëve komunal është arbitrare, dhe si e tillë paraqet shkelje të të drejtave elmentare të njeriut.

“KMDLNJ është në favor të zgjidhjes së këtij problem përmes mekanizmit të Gjykatës Themelore dhe jo me ndërhyrje arbitrare që mund të kenë edhe karakter politik në të tilla raste, përderisa drejtësia nuk  e thotë fjëlën e vetë”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

 

Asnjë koment

Comments are closed.