02-08-2026

Koci: Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Sipas Kocit, bëhet fjalë për Mentor Mustafën 44 vjeçar nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës, i cili po udhëtonte me autobus nga Stuttgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij.

Bazuar në deklarimin e vëllait, autoritetet serbe kanë thënë se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Koci ka bërë të ditur se informatën për rastin e ka pranuar pas mesnate dhe se menjëherë ka nisur angazhimin për sqarimin e rrethanave dhe ofrimin e ndihmës juridike.

 

“Menjëherë pas njoftimit, kam filluar të angazhohem për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike”, ka shkruar Koci.

Ai shkruan se do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit, duke shtuar se asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me probleme jashtë vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.