Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri.
Ky fluks i madh po konsiderohet edhe një bartës i Covid-19 në Kosovë, përkundër masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria.
Tani qytetarët kanë filluar të kthehen në vend, me ç’rast në pikën kufitare Morinë janë shkaktuar kolona të gjata.
Pas kritikave të shumta ndaj Qeverisë, është deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.
Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.
Moti me diell gjatë kësaj fundjave joshi mijëra kosovarë që të ia mësyjnë Shqipërisë të paktën për tu relaksuar lirshëm pas masave të reja që ndërmori qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas vendimit të ekzekutivit të datës 5 prill, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë.