Prizren: Restorantet e mbyllura, sheshet përplot me qytetarë

Sheshet kryesore të Prizrenit u mbushën sot përplot njerëz.

Masat anti COVID duket se nuk po e ndalojnë grumbullimin e njerëzve që kohën me diell e shfrytëzuan për të dalë jashtë shtëpive.

Në mesin e tyre pati edhe shumë turistë nga Shqipëria që erdhën për të vizituar këtë qytet historik edhe duke qenë të vetëdijshëm për shtrëngesat.

Se kishte më shumë vizitorë nga Shqipëria e pohuan edhe shitësit prizrenas që në këtë ditë patën më shumë punë.