Në kufirin me Shqipërinë, në pikëkalimin kufitar të Morinit, të dielën deri në mesditë ka pasur kolona dhe pritje, për ata që kanë dashur të kalojnë fundjavën në Shqipëri. Herë-herë kolonat kanë qenë deri në 1 km, prandaj është dashur lëvizje para, në distancë të shkurtër, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Tashmë, si zakonisht, një pjesë e qytetarëve të Prizrenit, sikur edhe të vendit, praktikojnë që fundjavën, por edhe festën e 1 Majit ta kalojnë në Shqipëri.