Ilir Baldedaj emërohet këshilltar politik në Prishtinë

Ilir Baldedaj, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Prizren, është emëruar  këshilltar politik i Koordinatorit  Nacional  për Reformën Shtetërore, Besnik Tahirit.

Në qeverisjen e kaluar, Baldedaj ka qenë drejtor për Administratë të KK-së në Prizren, ndërsa tashmë është anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, nga radhët e AAK-së tashmë në opozitë.

Ai në faqen e tij në “facebook” ndërkaq ka falënderuar për besimin e dhënë.