Komuna bëhet me kiosk për certifikata, parashihet edhe një në pikëkalimin me Shqipërinë
Rifunksionalizohet e-kiosku dhe vendoset në Prizren, tek hyrja e gjendjes civile, pranë objektit të komunës.
Zyrtarët lokal thanë se për shkak të fluksit të madh që pritet të jetë gjatë muajve të verës nga ana e diasporës.
Punën e tij e kanë testuar, sot kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Administratës Publike, Osman Hajdari,
Ata kanë thënë se prej tash qytetarët mund t’i kryejnë shërbimet e tyre në çdo kohë, në shtatë ditë të javës, duke pasur mundësi t’i nxjerrin këto dokumente: ekstraktin e lindjes, atë të lindjes, martesës, certifikatën e shtetësisë dhe të vendbanimit.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se gjatë këtij muaji do t’i rifunksionalizojnë edhe dy e-kiosqe të tjera, të cilët do të jenë pranë Departamentit të Pasaportave, në ambientet e jashtme, ndërsa e-kiosku i tretë do të zhvendoset në pikën kufitare në Morinë.
Haskuka, ndërkaq ka shkruar në facebook, se projekti i e-kiosqeve ishte një prej projekteve të dështuara të qeverisë së kaluar./gazetaeprizrenit.net/