03-11-2024

Ndërtimi i tregut modern të rrushit, një atraksion turistik në Rahovec

Kanë rifilluar punimet për vazhdimin e projektit për ndërtimin e tregut modern të rrushit në Rahovec.

Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit kanë të nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e tregut modern të rrushit, ku hapësira rreth Shtëpisë së Verës ose siç njihet ndryshe Konaku do të shndërrohet në treg dhe atraksion turistik.

Në një njoftim të Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, thuhet se me përfundimin e këtij projekti vreshtarët do të kenë tregun e tyre në Rahovec.

Për ta parë ecurinë e punimeve në terren ka dalë edhe drejtori i DPZHR-së, Berat Duraku, sipas të cilit  në të ardhmen parashihet të investohet edhe në aspektet tjera që lidhen me turizmin e zhvillimit rural./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.