12-10-2024

KPF-së rekomandoi që KK-se i Rahoveci të shqyrtojë planin e veprimit kundër korrupsionit

Në drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit,  Afrim Dina, e në prani të nënkryetarit të Komunës, Fatmir Iska dhe anëtarëve të KPF-së dhe Adem Kollari përfaqësueses i OSBE-së, Komiteti për Politikë e Financa (KPF), sot u mbajti mbledhjen e katërt të rregullt  për këtë vit.

 

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, të cilët ishin prezentë për mbledhjen e radhës së KK-së u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore  (KAB) të Komunës së Rahovecit 2019 – 2021, Shqyrtimi i Planit të Veprimit Komunal Kundër Korrupsionit, pastaj Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale, Shqyrtimi i propozim Vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71513005-00524-4, në fshatin Krushë e Madhe.

 

Po ashtu gjatë seansës së ardhshme me rekomandim të KPF-së, KK do të ketë në rend dite edhe shqyrtimin e propozim Vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71510056-00034-0, në fshatin Opterushë, shqyrtimin e propozim-vendimit për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokalë dhe shqyrtimi i propozim vendimit për ndihmë financiare, Bajram Popajt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.