26-04-2024

Kryetari i Rahovecit,  Latifi kërkon sistem antibreshër

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka pritur në takim ministrin e  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo me të cilin ka biseduar për dëmet e shkaktuara nga shiu dhe breshëri në sektorin e bujqësisë.

Në njoftimin e komunës, thuhet se Latifi e njoftuar ministrin, për sic ka thënë dëmet e konsiderueshme të shkaktuara në fshatrat:  Gexhe, Fortesë, Sopniq, Celinë, Krushë e Madhe, Brestoc,  Hoçë e Vogël dhe qytetin e Rahovecit.

“Kryetari ka kërkuar nga ministri mbështetje për rregullimin e sistemit antibreshër, kompensimin e dëmeve të shkaktuara dhe hapjen e kanaleve për kullimin e tokave bujqësore dhe kërkesa tjera konkrete që kanë të bëjnë me bujqësi”, thuhet në njoftim.

Rikalo,  ka thënë se pas përpilimit të raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të formuar nga komuna, do të shihen mundësitë e kompensimit të bujqve të dëmtuar nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm, që kanë rënë me datat 14.15 dhe 16 qershor.

 

Asnjë koment

Comments are closed.