Komuna e Malishevës përkrahë 350 bujq me makina për spërkatje
Sot ka filluar shpërndarja e 350 makinave spërkatëse, për bujqit e Komunës së Malishevës. Ky është projekti i dytë që ka filluar të realizohet në këtë vit, në fushën e bujqësisë. Shpërndarjen e këtyre makinave për bujq, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë.
“Qëllim i ynë është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, sepse bujqësia në kushtet tona, është fusha më e rëndësishme në zhvillimin ekonomik”, ka thënë me këtë rast Begaj.
Sipas drejtorit të bujqësisë, Murat Hoxha, në këtë projekt janë përkrahur 350 pemëtarë, me makina krahu dhe me bateri, në mënyrë që ta kenë më të lehtë përdorimin e tyre. I tërë projekti ka kushtuar rreth 6 mijë euro dhe është mundësuar nga buxheti komunal./GazetaePrizrenit.net/