23-04-2024

Komuna e Malishevës thotë se nuk e ka ndërtuar rrugën Rud-Sferkë

Komuna e Malishevës ka dalë me reagim lidhur me rrugën Rud-Sferkë e cila është shkatërruar nga vërshimet e fundit.

Sipas Komunës, kjo rrugë është e ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar gjendet në territorin e Komunës së Klinës.

“Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërinë. Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës”.

Sipas pamjeve, rruga në fjalë është shkatërruar tërësisht.

Asnjë koment

Comments are closed.