Komuna e Prizrenit nuk ka dalë aspak mirë, madje është ranguar në mesin e komunave nën mesatare sa i përket performancës së përgjithshme komunale .
Rangimi i komunave është bërë nga Ministria e Pushtetit Lokal duke marrë parasysh nivelin e të arriturave sipas treguesve ( ofrimin e shërbimeve).
Prizreni është vlerësuar me 59.49 për qind duke u ranguar në vendin e 23-të, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Para Prizrenit jo vetëm që janë shumë komuna të mëdha si Peja, Mitrovica, Gjakova, por edhe ato më të vogla të rajonit si Rahoveci e Suhareka. Prizreni është nën mesataren, apo siç shihet në mesin e 13 komunave të kësaj kategorie.
Derisa 22 komuna kanë arritur performancë mbi mesataren e përgjithshme, që sipas treguesve është 61.16 %,
Lexo edhe :
Raporti i Ministrisë së Pushtetit Lokal tregon se për 36 komuna të Kosovës janë bërë matjet në 19 fusha të ndryshme. Vlerësim i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna. Kërkesës për raportim nuk i janë përgjigjur Komuna e Mamushës dhe Dragashit, të cilat nuk kanë dorëzuar formularët e raportimit, përcjell “GazetaePrizrenit. net”.
Lexo edhe :
Haskuka: Na ka marrë malli që nxënësve t’ua dëgjojmë zërat nëpër oborret e shkollave