Haskuka: Na ka marrë malli që nxënësve t’ua dëgjojmë zërat nëpër oborret e shkollave

Tashmë kur pritet fillimi i vitit shkollor për shkak të shtyrjes shkaku i pandemisë, kryetari Mytaher Haskuka ka uruar fëmijët e komunës së Prizrenit për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Ai gjithashtu ka apeluar për respektim të masave të vëna nga institucionet shëndetësore kundër COVID-19.

Lexo edhe:

Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren

Shkrimi i plotë i Haskukës:

Të dashur nxënës, 👫

E di se ju ka marrë malli për shkolla, por dhe neve na ka marrë malli që t’ju dëgjojmë zërat nëpër oborret dhe klasat shkollore. 🎒📚

Duke uruar një filim të mbarë të vitit shkollor, ju ftoj që t’i respektoni masat e institucioneve shëndetësore kundër pandemisë, ngase vetëm në këtë mënyrë mund ta mbrojmë vetveten, familjen dhe shoqërinë.

Të mbajmë maska! 😷
T’i lajmë duart disa herë në ditë! 🧼
Të ruajmë distancën fizike! 🚶🏻‍♀️ —-🚶🏻

Shkollat e komunës së Prizrenit janë gati për ju. 🏫

Mytaher Haskuka