27-07-2024

Komuna e Prizrenit merr vendim për ndarjen e mjeteve financiare për fëmijët e lindur në vitin 2023

Në bazë të nenit 13 dhe 58 pika b të Ligjit nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i komunes së Przirenit, Shaqir Totaj, ka marrë vendim për lejimin e mjeteve financiare për femijët e porsalindur dhe shpalljies së thirrjes publike për të gjithë nënat (njëri prind) fëmijët e të cilëve kanë lindur brenda vitit 2023.

Të drejtë përfitimi të mjeteve financiare kanë fëmijët e lindur në vitin 2023, nëse njëri nga prindërit janë banorë të komunës së Prizrenit.

Ky është vendimi i plotë:

  1. Lejohet ndarja e mjeteve financiare për fëmijt e porsalindur për vitin 2023, nëse njëri nga prindërit janë me banim të përhershëm në Prizren, perkatësisht banorë të komunës së Prizrenit.

 

  1. Bazuar në pikën I të ketij vendimi, lejohen mjetet financiare p
  2. ër secilin femijë të lindur brenda vitit 2023 (1 janar 2023-31 dhjetor 2023). si në vijim:

 

2.1. Per fëmijën e parë (1) të lindur ndahet shuma financiare prej 250.00€:

2.2. Per fëmijen e dytë (2) të lindur ndahet shuma financiare prej 300.00€:

2.3. Per fëmijěn e tretë (3) e mě tepër të lindur ndahet shuma financiare prej 350.00€.

 

  1. Lejohet shpallja e thirrjes publike për të gjithe nënat (njeri prind) fëmijet e të cileve kanë lindur brenda vitit 2023 (1 janar 2023-31 dhjetor 2023).

 

  1. Shuma e lejuar si në pikën I të ketij Vendimi, do të sigurohet nga buxheti i Komunės pozicioni i subvencioneve dhe transfereve të Zyrës së Kryetarit të Komunës.

 

  1. Obligohet Komisioni që do të formohet nga Kryetari i Komunës i cili do ti zhvilloj procedurat perkatëse ligjore dhe Drejtoriae Ekonomise dhe Financave për zbatimin e këtij vendimi, thuhet në fund të këtij vendimin të marrë nga kryetari Totaj./tvprizreni

 

Asnjë koment

Comments are closed.