Komuna e Prizrenit ndan 30 mijë euro për furnizim me 500 shujta në ditë për familjet nevojtare
Rreth 30 mijë euro janë planifikuar të shpenzohen nga Komuna e Prizrenit në krye me Mytaher Haskukën për të furnizuar familjet në nevojë me shujta ushqimore. Tenderi është shpallur për 500 shujta në ditë, raporton Express.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.
Kontrata është dhënë më 30 prill, derisa nënshkrimi i saj parashihet të bëhet më 4 maj./Gazeta Express


