25-04-2024

Prizren: Policia po heton rastin e mbishkrimit për zgjedhje dhe Albin Kurtin

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast në Prizren, ku persona të panjohur kanë vendosur një copë shtofi me mbishkrimin ”Duam Zgjedhje, 51% Albin Kurti ❤️”.

Ky material ishte vendosur mes dy shtyllave elektrike, saktësisht në rrugën Indrit Cara, përcjellë Klan Kosova.

Fotografia është ilustrim

Siç bënë të ditur Policia e Kosovës prokurori ka urdhëruar që rasti të hetohet.

I njëjti po ashtu ka urdhëruar që të identifikohen edhe personat që kanë vendosur mbishkrimin.

Asnjë koment

Comments are closed.