23-11-2024

Komuna e Prizrenit paralajmëron lirimin e hapësirave të uzurpuara të hekurudhës

Komuna e Prizrenit njofton se do të fillojë ta realizojë pjesën e saj të zotimeve për lirimin e hapësirave të uzurpuara të pronës së hekurudhës, që menaxhohet nga Infrakos-i në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në njoftim për shtyp thuhet se pas arritjes së marrëveshjes gjyqësore në mes të Komunës së Prizrrenit dhe Infrakos-it (hekurudhat e Kosovës), Komuna e Prizren fillon të realizojë pjesën e saj të zotimeve në marrëveshje, konkretisht pikën 11 të marrëveshjes.

Në lidhje me këtë çështje, sot do të mbahet një konferencë për media në Kuvendin Komunal të Prizrenit (Shtëpia e Bardhë).

Në konferencë do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Infrakosit, Agron Thaçi, dhe antarët e komisionit të përbashkët të formuar sipas marrëveshjes./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.