26-04-2024

Komuna e Prizrenit shpall listën e përfituesve për ndërtim të shtëpive dhe materialit ndërtimor

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prizrenit ka shpallur listën preliminare të përfituesve për projektin e meremetimit të shtëpive dhe kulmeve, si dhe ndërtimit të shtëpive, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në njoftim, thuhet se përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit dhe me anë të poentimit të aplikuesve sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.

Për meremetim të shtëpive janë shpallur 31 përfitues, për meremetim të kulmeve 40, ndërsa për ndërtim të shtëpive janë shpallur 59 përfitues.

Përfituesit do të konfirmohen përfundimisht pas verifikimit dhe dorëzimit të dëshmive për poenat e fituara.

Aplikuesit e pakënaqur mund të paraqesin ankesat e tyre në afat prej 5 ditë pune./GazetaePrizrenit.net

Listën preliminare të përfituesve dhe të gjithë aplikuesve për meremetim të shtëpive dhe kulmeve e gjeni këtu:

Lista preliminare e përfituesve për meremetim të shtëpive dhe kulmeve

Ndërsa listën preliminare të përfituesve dhe të gjithë aplikuesve për ndërtim të shtëpive e gjeni këtu:

Lista preliminare të përfituesve për ndërtim të shtëpive

 

Asnjë koment

Comments are closed.