24-04-2024

Zbulohet një stellë në Peqan të Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në afërsi të Therandës është zbuluar një stellë, e cila ka vlerë të jashtëzakonshme.

Sipas disa vlerësimeve të ekspertëve, kjo stellë duhet t’i takoj shekullit II apo II dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vaze 15 vjeçare.

 

 

“Në afërsi të Therandës (Peqan) si gjetje rasti është zbuluar një stellë, e cila ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake në rajonin tonë.

Sipas disa vlersimeve të ekspertëve që i kam kontaktuar, bazuar në shikimin preliminar kjo stellë duhet ti takoj shek.II apo III dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vajze 15 vjeçare, por bazuar në etimologjinë e emrit të saj i takon korpusit të emrave ilir.

Ky artefakt me vlera të jashtzakonshme tani u vendos në Muzeun e Therandës.

Ne do të vazhdojmë që të kemi përkujdesje instituticionale”, ka shkruar në facebook Muharremaj./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.