23-11-2024

Komuna e Prizrenit vazhdon punimet në objektin e Administratës, AKP shfuqizon vendimin e mëparshëm (Dokument)

Pas takimeve që kanë pasur zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Agjencia Kosovare e Privatizimit( AKP) ka shfuqizuar vendimin me të cilin ishin ndaluar punimet në objektin e “Bankkos-it, të cilin prej gati 15 vjet e  shfrytëzon Administrata Komunale në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”

Kështu kanë njoftuar zyrtarët komunal. Osman Hajdari, drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ lidhur me kërkesën e AKP-së për ndërprerje të punëve në objektin e Administratës Komunale, ka shkruar se “ashtu edhe siç kemi nisur, në bazë të përgjigjes, ne kemi qenë duke vepruar drejt”.

Ditë më parë Komuna punimet në objektin e Administratës, në kuadër të projektit “One Stop Shop”  (Qendra me një ndalese), por  më pas AKP kishte njoftuar se përmes një vendimi ka bërë ndërprerjen  e punimeve në objektin e Komunës.

Në vendimin e ri të AKP-së, ndër tjera shkruan se pas sigurimit të informatave të detajuara nga ana e Komunës së Prizrenit, respektivisht pas konfirmimit se nuk bëhet fjalë për rrënim apo modifikim strukturor AKP nuk kundërshton punimet për renovimin e brendësisë së objektit… projekt ky në dobi të qytetarëve dhe bizneseve të Komunës së Prizrenit”.

Ndërkaq, pas këtij vendimi, drejtori Hajdari, ka hedhur kritika në drejtim të opozitës dhe shoqërisë civile për siç ka thënë dezinformim. “Lidhur me projektin për avansimin e shërbimeve në Administratën Komunale, kohëve të fundit, jeni dezinformuar dhe shqetësuar pa të drejtë nga opozita dhe shoqëria civile në Prizren (shih përgjigjen në foto); pra në njërën anë nga shoqëria civile që, me raste, bën analiza, konkluza e akuza tendencioze të shtytura nga muhabetet e kafes, në anën tjetër nga një opozitë që nga e kaluara e saj, madje pse jo edhe e afërt ka pasur shumë keqpërdorime e akuza të ngritura, madje edhe dënime”, ka shkruar ai.

Hajdari më tej ka shkruar se “oponenca politike, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, në vend se t’i gëzohej faktit për projektin 1.2 milionësh, i cili përveç se ndryshon kushtet fiziko teknike, ai edhe i ngrit pakrahasueshëm shërbimet ndaj qytetarëve (fakt ky i thënë edhe nga Banka Botërore: i pari dhe i vetmi në rajon), ata shkojnë edhe më larg duke e minimizuar dobinë e projektin dhe zënë thua në elemente që edhe për vetë subjektin juridik janë krejtësisht të paqenësishme”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.