Ende nuk dihen shifrat e sakta të dëmeve nga reshjet nëpër komuna, por më e dëmtuara ka qenë ajo e Rahovecit me më shumë se 1 mijë hektar tokë bujqësore të dëmtuar.
Dëmet janë regjistruar në sektorët perime-kulturë, vreshtari dhe pemëtari.
Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e fundit të saj, ka miratuar vendimin për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e vendit, duke ndarë për këtë 6.7 milionë euro. /KTV.