25-04-2024

Aksident në hyrje të autostradës në Suharekë (foto)

Në hyrje të autostradës në Suharakë, ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Sipas lexuesve të Indeksonline, në aksident janë përfshirë vetura e tipit Golf 5 dhe një Audi A4.

Raportohet se në aksident ka persona të lënduar, për çka policia ka njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë e cila është nisur për në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se numri i aksidenteve që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar dukshëm rritje. Të shpeshta janë rastet kur ato përfundojnë me fatalitet në njerëz.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.