26-11-2024

Komuna shpërndau 60 mëshqerra për fermerët prizrenas

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani, kanë bërë shpërndarjen e 60 lopave qumështore (mëshqerra gravide) për fermerët përfitues të thirrjes publike nga DBZHR.

Duke theksuar se zhvillimi i bujqësisë është prioritet i qeverisjes së tij, kryetari Haskuka njoftoi se Komuna e Prizrenit në vazhdimësi ka rritur buxhetin për subvencionet në DBZHR.

“Nga kjo rritje ka përfituar edhe projekti ‘Furnizim me Mëshqerra Gravide’, ku së bashku me 60 krerë të shpërndara për sot, në 4 vitet e fundit janë shpërndarë 329 mëshqerra gravide apo lopë qumështore për fermerët e komunës sonë. Ky projekt ka një rëndësi të madhe, meqë mundëson rritjen e kapaciteteve të prodhimit të qumështit, rritjen e fondit blegtoral, përmirësimin racor të lopëve, si dhe rritjen e punësimit në këtë fushë. Po ashtu me këtë projekt po i mbështesim fermerët të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, shprehu kryetari Haskuka.

 

Asnjë koment

Comments are closed.