26-11-2024

Komuna s’ka pronë adekuate për ndërtesën e re të Gjykatës së Prizrenit

Drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit kanë bërë të ditur se kërkesat e dërguara në Komunë të Prizrenit për sigurimin e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e godinës së re të organit të drejtësisë kanë rezultuar të pasuksesshme, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë shprehur qëndrimin se është obligim i administratës komunale që të ofrojë një lokacion adekuat, sikurse që ka ndodhur në qendrat e tjera të Kosovës.

Ndërkohë zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se administrata lokale nuk e ka refuzuar kërkesën e Gjykatës, por se në mungesë të pronave adekuate ka qenë e pamundur përmbushja e saj.

Asnjë koment

Comments are closed.