01-11-2024

Qeveria nuk ndryshon qëndrim për taksën

Pas deklaratave të fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që taksa mund të hiqet nëse marrëveshja me shtetin serb është afër, ka pasur reagimi të shumta në vend.

Në një bisedë me “The Washington Post”, të premten, e realizuar në gjuhën angleze me shkëmbime elektronike, Thaçi u shpreh se ai është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.

E lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe me Qeverinë e Kosovës.

Donjeta Gashi zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se qëndrimi i Qeverisë për taksën tashmë dihet. “Qëndrimi i Qeverisë për taksën tashmë dihet”, ka thënë shkurt ajo.

Në anën tjetër edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mbrëmë kishte deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të japë premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse, sipas tij, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.

Asnjë koment

Comments are closed.