26-04-2024

Komunat arbëreshe të Kalabrisë vizitojnë Prizrenin, shikohen mundësitë e bashkëpunimit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, sot ka mirëpritur delegacionin nga komunat arbëreshe të Kalabrisë, në krye me kryetarin e Komunës së Frasnitës, Angelo Catapano, dhe të shoqëruar nga zyrtarë të Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal.

Në kumtesë, thuhet se përfaqësuesit nga Komuna arbëreshe e Frasnitës (Frascineto) dhe ajo e Çiftit (Civita) nga Italia jugore, këto ditë po kryejnë vizitën e tyre në Kosovë, me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit në fushën ekonomik mes komunave arbëreshe dhe ato të Kosovës.

“Me këtë rast, kryesuesi Abrashi tregoi gatishmërinë edhe të Komunës së Prizrenit për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që mund të jenë në interes të përbashkët për të dy komunat.Pas takimit me kryesuesin, mysafirët shfrytëzuan rastin për ta vizituar qendrën historike dhe monumentet kulturore të qytetit”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.